'Besnik Bislimi e quan Albin Kurtin injorant!'

'Besnik Bislimi e quan Albin Kurtin injorant!'

15:11, 24/06/2022

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se vetëm një injorant nuk i ndryshon qëndrimet, kur ndryshojnë rrethanat.

Besnik Bislimi, ka folur për marrëveshjen e arritur në Bruksel, për energji me Serbinë.

Ndërkaq në RTV Dukagjin, kur u pyet për ndryshimin e qëndrimit për Elektroserverin serb në veri, të Albin Kurtit dhe partisë së tij, Bislimi tha një përgjigje.

Ai tha se vetëm një injorant nuk i ndryshon qëndrimet, kur ndryshojnë rrethanat

“Vetëm injorantët kur ndryshojnë rrethanat nuk i ndryshojnë qëndrimet”, ka thënë Bislimi.

Në të kaluarën kryeministri Kurti thoshte se “Elektroserveri” nuk duhet të pranohet kurrsesi, kurse në vitin 2022 thotë se është marrëveshje e mirë.

“Elektroserveri nuk duhet të pranohet kurrsesi. Nëse KEDS-i nuk i mbledh faturat në veri, atëherë duhet të kthehet në pronë publike shpërndarja edhe furnizimi, nëse nuk e bën KEDS-i duhet qeveria”.

“Besoj që nuk ka mundësi të rregullohet kjo çështje pa i sqaruar kjo qeveri çështjet e shumta për dy elemente, i pari është KEDS-o i dyti Elektroserveri. Nuk është e mundshme të rregullohet as situata energjetike në Kosovë pa u marrë me këtë trashëgimi të presidentit aktual që është km përmbajtësor, i cili e ka bërë këtë km ushtrues detyre”, kishte vijuar Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në vitin 2018. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco