ZRrE’ja licencon 'Drustvo Elektroseverin' për pesë vjetët e ardhshme

ZRrE’ja licencon 'Drustvo Elektroseverin' për pesë vjetët e ardhshme

13:47, 24/06/2022

Zyra e Rregullatorit për Energji i ka dhënë licencën për furnizim me energji elektrike për “Drustvo Elektrosever” D.O.O, për një periudhë pesë vjeçare për banorët e komunave veriore.

“Zvecanin, Zubin Potokun, Leposaviqin dhe Mitrovicën e Veriut. Mbulon konsumatorët e këtyre katër komunave”, thotë Ymer Fejzullahu, kryesues i bordit të ZRrE-së.

Sipas tij, ka qenë një proces i stërzgjatur dhe tani konsumatorët e kësaj pjese do të mund të furnizohen me çmime të pa rregulluara.

“Kjo licencë duhet me e ritheksu se ka të bëjë me furnizimin e konsumatorëve me çmime të pa rregulluara. Pra me çmime që ofrohen nga ky furnizues, por tarifat do të jenë obligative dhe do të implementohen në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Konsumatorët kanë të drejtë të furnizohen me çmime të tregut”, deklaroi Fejzullahu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco