Lajçak e ngushëllon pak Kosovën për liberalizim

Lajçak e ngushëllon pak Kosovën për liberalizim

13:07, 24/06/2022

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pranuar se Samiti BE-Ballkani  Perëndimor i ka zhgënjyer sërish vendet e këtij rajoni për shkak të mungesës së marrjes së vendimeve për proceset që ishin duke pritur.

Ai tha se vendime u morën për Europën Lindor, por jo edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne morëm një vendim gjeopolitik për Evropën Lindore, por nuk mund të kemi të njëjtin këndvështrim strategjik për Ballkanin Perëndimor. Kjo gjeneron zhgënjim të thellë në rajon. Jam krenar për udhëheqjen tonë europiane në Lindje, por ne duhet ta rifitojmë atë për fqinjët tanë juglindorë”, ka shkruar Lajçak sot në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco