“Mbama dorën fort Ardonit, mos ma lësho”, fjalët prekëse të Xhevdet Pozharit disa ditë para se t’i vdiste vëllai

“Mbama dorën fort Ardonit, mos ma lësho”, fjalët prekëse të Xhevdet Pozharit disa ditë para se t’i vdiste vëllai

11:47, 19/06/2022

“Mbama dorën fort Ardonit, mos ma lësho”, fjalët prekëse të Xhevdet Pozharit disa ditë para se t’i vdiste vëllai

Sot është ndarë nga jeta vëllai i analistit Xhevdet Pozhari, i cili ishte në gjendje kome tash e pesë muaj.

Ardonit Pozhari në muajin janar pësoi gjakderdhje në tru, si pasojë e të cilës mbeti i shtrirë pa vetëdije në QKUK prej disa muajsh.

Disa ditë më parë, Xhevdet Pozhari nga QKUK-ja, në një ‘storje’ të përgatitur nga Gazeta Nacionale, kishte rrëfyer në detaje për gjendjen e vëllait të tij.

“Ka disa ditë që nuk gjej forcë të hyj në dhomën ku qëndron tash e pesë muaj shpirtbardhi im. Sot mora guximin të hyj të t’vizitoj, engjëll i vëllait. Sa shumë më ka marrë malli për një buzëqeshje tënden. Mbama dorën fort, Ardonit. Mos ma lësho”, kishte thënë Pozhari.

Analisti kosovar kishte rrëfyer se ani pse në koma, ai i fliste në mënyrë të vazhdueshme vëllait të tij 33-vjeçar, edhe pse nuk kishte reagim.

33-vjeçari ishte operuar disa herë në QKUK, ndërsa familjarët e tij shpresonin për shërimin e tij.

Pozhari gjatë rrëfimit të tij tha se këtë vit po planifikonin ta martonin vëllain e tij, i cili tashmë ka ndërruar jetë.

Rrëfimi i plotë i Pozharit:


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco