Ky është reagimi nga VV pas publikimit të sondazhit

Ky është reagimi nga VV pas publikimit të sondazhit

21:03, 17/06/2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pasi Omnibusi i radhës i UBO consulting ka nxjerrë matje mjaft interesante për fuqinë e partive politike. Sipas këtyre matjeve, për herë të parë pas dy vitesh, në sondazhe, LVV-ja është nën 40 për qind. PDK vazhdon të jetë e dyta, ndërsa LDK e treta.

Bajqinovci përmes një shkrimi në Facebook tha se këso rezultatet kanë pasur edhe rezultatet para zgjedhjeve, por që thotë se populli i votoi ata.

“Kështu diçka thoshin edhe sondazhet para zgjedhjeve por pastaj foli populli”, shkroi Bajqinovci.

Në një sondazh, ku qytetarët janë pyetur se kë do ta votonin, nëse do të mbaheshin së shpejti zgjedhjet nacionale, rezultatet kanë dalë shumë më ndryshe prej zgjedhjeve të 14 shkurtit.  

Nga të anketuarit, 35.8 për qind janë përgjigjur se do ta votonin LVV-në në zgjedhjet e ardhshme. Kur shpërndahet përqindja e atyre që refuzojnë të përgjigjen dhe e atyre që janë të pavendosur, LVV-ja del se do t’i merrte 39.6 për qind.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco