Agresoni rus në Ukrainë nuk krahasohet me agresionet që përjetoi Ballkani thotë Scharping

Agresoni rus në Ukrainë nuk krahasohet me agresionet që përjetoi Ballkani thotë Scharping

18:27, 17/06/2022

Ish-ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Rudolf Scharping, vlerëson se agresioni që po bëhet në Ukrainë nga Rusia nuk mund të krahasohet me atë që kanë përjetuar popujt e Ballkanit.

Scharping në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova thotë se edhe Rusia e kohës së luftës në Kosovë ka qenë tjetër nga kjo aktuale.

Madje, Scharping thotë se NATO nuk mund të ndërhyjë kundër Rusisë ashtu sikur kundër Serbisë.

“Në pikëpamjen time, Rusia e sotme dhe agresioni në Ukrainë nuk krahasohet me atë që e kemi përjetuar në Ballkan dhe me popullin e Ballkanit, kosovarët dhe të tjerët, eksperiencat e agresionit e të tjera. Përse? Këtu e kemi një superfuqi me armë bërthamore, kemi një kampanjë ushtarake shumë intensive kundër popullsisë civile, këtë e kemi përjetuar edhe në Kosovë, por nuk ishte me artileri të rëndë”.

“Pra, ajo që dua të them është se duke pasur parasysh të gjitha dallimet, mund të themi thjesht se agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është një sfidë për sigurinë globale, për zinxhirin e furnizimit ushqimor dhe njerëzit në Liban ose Afrikën Veriore janë duke vdekur nga uria, sepse furnizimi nga Ukraina nuk mund të eksportohet te ata e kështu me radhë. Pra Putini është edhe duke përdorur armë edhe duke shkaktuar uri vdekjeprurëse”.

Scharping flet edhe për krahasimet që po bën presidenti rus, Vladimir Putin, me rajonet e Ukrainës dhe pavarësinë e Kosovës.

“Por nëse e komentoni çdo dezinformatë, atëherë e humb fokusin dhe nuk duhet ta humbim fokusin, kjo është dezinformatë e thjeshtë dhe cinike, asgjë më shumë, pra nuk ka asgjë për të shtuar”.

“Rusia tradicionalisht ka qenë aleat i Serbisë, edhe sot është, kjo është ndoshta arsyeja…”, thotë Scharping.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco