Refugjatët e ardhur nga Ukraina ankohen për kushtet në Maqedoninë e Veriut

Refugjatët e ardhur nga Ukraina ankohen për kushtet në Maqedoninë e Veriut

18:38, 12/06/2022

Kryetari i shoqatës së ukrainasve në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Urbanoviq është shprehur se refugjatët në Maqedoni nuk gëzojnë asnjë nga të drejtat elementare.

“U mundësohet vetëm si turistë më shumë se 90 ditë, në çdo 365 ditë u jepet letër njoftimi për arsye humanitare. Me atë librezë humanitare nuk u mundësohet as shkollim, as mjekim, as transport pa pagesë, as punësim e asgjë tjetër për fat të keq. Sipas nesh në Ministrinë e Punëve të Jashtme ne presim përgjigje, u shpreh Aleksandar Urbanoviq, kryetar i Shoqatës së Ukrainasve në Maqedoni.

Urbanoiviq tutje tha se në vendet finje dhe ata të BE-së refugjatët ukrainas i gëzojnë të gjitha të drejtat.

“Ne e shohim se të gjithë refugjatët nga Ukraina të cilët janë në Bashkimin Evropian ose këtu afër, ose janë vendosur pa pagesë ose u jepet ndonjë para që të mund të mbijetojnë dhe  shkollim e punësim pa pengesë. Por këtu në Maqedoni për fat të keq ata të drejta nuk i kanë… rreth 1147 njerëz”, tha Aleksandar Urbanoiq, kryetar i Shoqatës së Ukrainasve në Maqedoni”.

“Shtetasit ukrainas në vendin tonë protestuan në shenjë revolte ndaj krimeve të Rusisë. Ata në këndin e lojërave pas Sallës Universale e cila është donacion nga Federata Ruse lanë fotografitë e fëmijëve të vrarë ukrainas. Më pas para ambasadës së Rusisë lanë lodrat e fëmijëve të vrarë si dhe pajisje amvisërie, si shenjë revolte, pasi thonë se ushtarët rusë këto gjëra i vjedhin nga shtëpitë e boshatisura të ukrainasve. Shoqata e ukrainasve po ashtu ka kërkuar që Rruga “Moska” në Shkup të riemërohet në Rruga “Heronjtë e Ukrainës”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco