E mashtroi një person duke i marrë pajisje në vlerë mijëra euro, ky është kosovari i arrestuar

E mashtroi një person duke i marrë pajisje në vlerë mijëra euro, ky është kosovari i arrestuar

18:33, 12/06/2022

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar i dyshuari Lum Gjikolli. Ai është ndaluar për 48 orë nga prokurori i shtetit.

I njëjti është ndaluar për veprat penale “Mashtrim dhe kanosje” ndaj të dëmtuarit Nazmi Shpati, rast ky që ka ndodhur më datë 24.05.2022.

Kështu bëjnë me dije burimet e Indeksonline brenda Prokurorisë.

Më datë 24.05.2022, Gjikolli ia kishte marrë 3 motoçikleta si dhe pajisje tjera me çmim rreth 4000 euro, duke e mashtruar kinse ia kishte paguar përmes xhirollogarisë bankare.

Image
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco