Kurti nuk po përgjigjet nëse është veteran i luftës, ose jo

Kurti nuk po përgjigjet nëse është veteran i luftës, ose jo

17:11, 09/06/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për debatin së fundi se a është ai veteran i luftës apo jo.

Kurti nuk ka dhënë përgjigje direkte në këtë pyetje, por ka thënë se as kompensimin si ish i burgosur politik e as atë për kontributin në luftën çlirimtare nuk i ka marrë e as s’do t’i marrë.

“Unë kam punuar në zyrën e Përfaqësuesit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Demaçit, dhe të gjithë ne që kemi punuar aty kolektivisht u patëm regjistruar dhe me këtë rast dua të theksojë se as atë kompensimin si ish i burgosur politik e as këtë për kontributin në luftën çlirimtare nuk e kam pasur e as s’e kam ndërmend t’i marr”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Sa i përket protestës së organizatave të dala nga lufta që pensioni i veteranëve të përfshihet në pagën minimale, Kurti tha se ai dëshiron që të ketë vlerësim meritor dhe se sipas tij, ata meritojnë më shumë se paga minimale, por shtoi se ajo nuk mund të jetë pagë sepse paga jepet për punë.

“Dhe, ka shumë veteranë që kanë nevojë për vende pune, mirëpo për luftën çlirimtare duhet të ekzistojë një vlerësim meritor edhe material veçse nuk duhet ta mashtrojmë as veten as gjeneratat e ardhshme me numër të fryrë gati në trefishim, prandaj është e domosdoshme që njëherë ta kemi pikënisje të vërtetën e pastaj ta kemi vlerësimin e duhur”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Ai tha se e kanë trashëguar një gjendje, ku sipas tij, janë fryrë padrejtësisht, gabimisht e dëmshëm listat e veteranëve të luftës, e siç tha ai, rrëfimi për luftën nuk guxon të dëmtohet nëpërmjet listave të fryra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco