Hovenier: E përshëndesim dhe festojmë fuqinë e diversitetit të Kosovës dhe kontributin e personave LGBTIQ+

Hovenier: E përshëndesim dhe festojmë fuqinë e diversitetit të Kosovës dhe kontributin e personave LGBTIQ+

16:06, 09/06/2022

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier së bashku me stafin diplomatik të Ambasadës Amerikane i janë bashkuar qytetarëve të Kosovës në Paradën e Krenarisë sot në kryeqytet.

Në një postim të bërë nga Ambasada e Amerikës në Kosovë, Hovenier thotë se është krenar që i është bashkuar qytetarëve.

“Ne e njohim dhe festojmë fuqinë e diversitetit të Kosovës dhe kontributin e personave LGBTQI”, thotë në mes tjerash Hovenier.

“Krenar që ju bashkohem stafit të Ambasadës, kolegëve të trupit diplomatik dhe më e rëndësishmja qytetarëve të Kosovës në #PrideWalk  [🏳️‍🌈]  sot në Prishtinë. Ne e njohim dhe festojmë fuqinë e diversitetit të Kosovës dhe kontributin e personave LGBTQI + këtu në Kosovë dhe në mbarë botën”, tha ambasadori amerikan në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco