KPM dhe AMA takojnë Komisionin Amerikan të Mediave, lidhin tri ura bashkëpunimi

KPM dhe AMA takojnë Komisionin Amerikan të Mediave, lidhin tri ura bashkëpunimi

15:11, 09/06/2022

Komisioni i Pavarur i Mediave dhe ai i Shqipërisë gjatë vizitës në ShBA u takuan me përfaqësues të lartë të institucionit homolog, Komisionin Federal të Komunikimit.

Në këtë takim, sipas një njoftimit të KPM-së, u vendosën urat e bashkëpunimit mes institucioneve dhe shtyllat kryesore ku në fokus do të jetë shkëmbimi i eksperiencës.

Në takim morën pjesë për KPM Kryetari z. Xhevat Latifi, Zëvndës i Kryeshefit Egzekutiv Faruk Rexhaj, ndërsa për AMA Kryetarja znj Armela Krasniqi, Sekretarja e Përgjithshme në detyrë, njëkohësisht Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë, Romelda Rrapollari.

“Në këtë kontekst, partnerët e FCC shprehën gatishmërinë për asistencën e tyre në veprimtarinë e mëtejshme të KPM dhe AMA, nëpërmjet mbështetjes teknike dhe shkëmbimit të praktikave më të mira”, thuhet në njoftimin e KPM-së, transmeton Klankosova.tv.

Kjo është hera e parë që KPM dhe AMA u takuan me Komisionin Federal të Komunikimit, ku konkretisht u vendosen nisja e punës së përbashkët në lirimin e brezave frekuencorë, procesin e rinovimit të licencave dhe rregullimin audivizual dhe të përmbajtjes.

Në këtë takim, nga KPM morën pjesë kryetari Xhevat Latifi dhe zëvendëskryeshefi ekzekutiv Faruk Rexhaj, ndërsa AMA u përfaqësua nga kryetarja, Armela Krasniqi dhe drejtoresha për marrdhënie me jashtë, Romelda Rrapollari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco