Gazetari e pyet 'A po ju mungon Kosova?', ja si përgjigjet Edi Rama

Gazetari e pyet 'A po ju mungon Kosova?', ja si përgjigjet Edi Rama

19:19, 08/06/2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, kanë pirë kafe sot së bashku në Ohër.

Në takimit mes tre shqiptarëve, po mungonte edhe dikush nga Kosova, gjë e cila nuk ju shpëtoi gazetarëve që ishin prezent.

Njëri nga gazetarët nuk ka hezituar ta pyes Edi Ramën nëse po i mungonte dikush nga Kosova.

Por, Rama nuk dha ndonjë përgjigje konkrete, duke kërkuar që gazetarët “t’i lënë të lirë të pinë kafe”.

“A po ju mungon Kosova në tavolinë, zotëri kryeministër?”, ishte pyetja që drejtoi gazetari për Ramën.

“Po ti çka po bën, intervistë? Tash në lëni ta pimë këtë kafe”, ishte përgjigjja e Ramës.

Megjithatë, Rama në konferencën për media e tha se kishte dëshirë që në Ballkanin e Hapur të ishin të gjashtë vendet, derisa tha se e respekton vendimin e Kosovës për të mos marrë pjesë.

Lojtës Videosh
 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco