Avionët amerikanë ‘rrethojnë’ Korenë e Veriut

Avionët amerikanë ‘rrethojnë’ Korenë e Veriut

17:48, 07/06/2022

Kim Jong Un, lideri i Koresë së Veriut, është paralajmëruar për një ‘përgjigje të shpejtë dhe të fuqishme’ nëse do të kryejë një test të ri bërthamor për të cilin Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut besojnë se po përgatitet.

Wendy Sherman, zëvendëssekretarja Amerikane e Shtetit, tha se testi i ri do të përbënte një ‘shkelje të plotë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së’ dhe nuk do të mbetet pa përgjigje.

Image

Pas kësaj deklarate, 20 avionë luftarakë amerikanë dhe të Koresë së Jugut, duke përfshirë edhe avionë të gjeneratës së fundit, F-35, morën pjesë në stërvitjen mbi Detin e Verdhë, për të cilën Seuli tha se u krye për të testuar një ‘përgjigje të ashpër’ ndaj çdo kërcënimi.

Kjo stërvitje vjen menjëherë pasi aleatët testuan 8 raketa në Detin Lindor, si kundërpërgjigje ndaj 8 raketave të Koresë së Veriut të lëshuara të dielën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco