Shefi i deputetëve të LDK-së: Qeveria Kurti nuk është e gatshme të merret me veteranët

Shefi i deputetëve të LDK-së: Qeveria Kurti nuk është e gatshme të merret me veteranët

17:39, 07/06/2022

Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvend, Arben Gashi, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj veteranëve të luftës. 

Ai ka kërkuar një zgjidhje më gjithëpërfshirëse dhe përmbajtësore për veteranët, shkruan Syri.net Kosova.

“Qeveria nuk është e gatshme ta trajtojë në esencë çështjen e veteranëve që dhanë gjithçka për vendin. Sot, ata janë të detyruar që të lënë vendet e punës për të marrë një kompensim mëshire, duke mbetur pa shpresë dhe pa të ardhme. Zgjidhja për ta duhet të jetë më gjithëpërfshirëse dhe përmbajtësore.”

 Gashi përmendi edhe kufizimet në tregun e punës me të cilët veteranët e Kosovës ballafaqohen.

“Rreth 35 mijë njerëz janë nxjerrë nga tregu i punës, duke i pasivizuar ata efektin ekonomik dhe social e kemi bërë negativ. Nuk duhet të harrojmë se, në njërën anë po na ikin njerëz nga vendi e në anën tjetër janë nxjerrë gjithë këta njerëz nga tregu i punës.
Tregu ka nevojë për fuqinë e tyre si dhe ata kanë nevojë për të përmirësuar cilësinë e jetës, sidomos në kushtet e krizave të cilat po jetojmë. Pra, ne duhet të merremi në esencë me problemin dhe jo ta pasivizojmë një pjesë vitale të shoqërisë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco