Konkurroi për t’u bërë drejtoreshë e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ish-kandidatja ‘shpërthen’ me kritika për komisionin vlerësues

Konkurroi për t’u bërë drejtoreshë e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ish-kandidatja ‘shpërthen’ me kritika për komisionin vlerësues

17:30, 07/06/2022

Mybera Shala-Mustafa ishte pjesë e konkursit për të zënë pozitën e drejtorit të Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Mirëpo, sipas një statusi të bërë në Facebook, ajo tha se i është bërë një padrejtësi e madhe në vlerësim, nga ana e komisionit, që ajo e quajti aspak profesional, shkruan Syri Kosova.

Sipas Shala-Mustafa, komisioni i parashtroi pyetje të padefinuara gjatë testimit me gojë, derisa në testim me shkrim ishte e para prej konkurrentëve.

“Rezultoi që unë përkundër kualifikimeve më të larta, që në start të dosjes personale të cilat kërkohen edhe me ligj, si dhe testit te suksesshëm me shkrim, e që deri sot prijsha e para me 50 pikë, jam ranguar në fund të listes në testin me gojë i cili ka qenë vendimtar për përzgjedhje dhe rangim!

Unë vlerësoj se Komisioni intervistues ka qenë jashtëzakonisht jo profesional, sepse edhe pytjet e parashtruara nga ana e tyre kanë qenë në shumicë jo mirë të formuluara dhe të padefinuara.

Sido që të jeté, unë kam dhënë përgjegje në çdo pyetje dhe ato mundem t’i argumentoj dhe t’i mbroj në çdo rast, por kisha përshtypje që disa anëtarë të Komisionit, as vet nuk i dinin dhe nuk i kuptonin përgjigjet e mia që kishin të bënin me menagjim!” tha ndër tjera ajo.

Statusi i saj i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco