Rikthehet panairi i librit 'Prishtina 2022' me mbi 100 botues

Rikthehet panairi i librit 'Prishtina 2022' me mbi 100 botues

17:24, 07/06/2022

Pas dy viteve mungesë shkaku i pandemisë rikthehet ngjarja më e dashur për adhuruesit e librit. Panairi i librit “Prishtina 2022”.

Janë këto ditët më të bukura të secilës pranverë ku shtëpitë botuese sjellin botimet e tyre më të reja pranë lexuesve. Autorët e vendit takohen me lexuesit dhe libri zë vendin kryesorë në biseda.

Panairi i sivjetmë siç njoftuan organizatorët sjell mbi 100 botues nga mbarë trevat shqiptare, duke e bërë kështu këtë panair, më të madhin të librit në terma të pjesëmarrësve.

I pranishëm në hapje ishte edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili përgëzoi komunitetin e botuesve për organizimin ndërsa theksoi që mbështjetja për librin duhet të kaloj në një nivel tjetër, duke shtuar që po punohet për një politikë të re të kulturës, reformë të thellë ligjore dhe institucionale ku bënë pjesë edhe veprimtaria botuese, libri, nxitja e lexueshmërisë dhe përkthimi.

Panairi do të jetë i hapur për vizitor nga 7 deri më 12 qershor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco