Bellaqa: Kurti me urgjencë duhet që ta heq akcizën dhe TVSH-në për derivatet e naftës

Bellaqa: Kurti me urgjencë duhet që ta heq akcizën dhe TVSH-në për derivatet e naftës

17:00, 07/06/2022

Çmimet e derivate në Kosovës kanë shkuar në ‘hava’ gjatë ditës së sotme duke thyer rekordin.

Aktualisht në pika te karburantevë një litër naftë ose benzinë kushton hiq më pak se dy euro.

Çmimet  e derivateve  janë më të lartë vetëm në Shqipëri ndërsa në vendet tjera të rajonit ato janë më të ulëta sesa në Kosovë.

Qeveria e Kosovës deri tani nuk ka asnjë qëndrim zyrtar se si të gjendet një zgjidhje për këtë, por është dikush tjetër që ka një sugjerim urgjent për ekzuetivin sesi të veprohet.

Jakup Bellaqa, njohës i çështjeve ekonomike ka thënë për Gazeta Blic se Qeveria e Kosovës nuk ka se çka të ‘filizofoj’ në këtë rast post të ndjek hapat dhe veprimet që kanë bërë shtete e rajonti duke hequr akcizës dhe TVSh për këtë produkt.

“Në produkte strategjike pas ngritjes enorm të çmimeve, ekzekutivi i vendit do duhej në këtë rast të merrte masa mbrojtëse duke ndryshuar politikat fiskale, pikërkisht në derivate duhet me u hek akciza dhe tvsh-ja, do të ishte alternative optimale dhe lehtësuese për qytetaret e Kosovës, dhe për ekonomitë familjare dhe për të gjitha bizneset qoftë prodhuese, tregtare dhe shërbyese” vlerëson ai.

Sipas tij një, kjo praktikë është aplikuar edhe nga vendet e rajonit si p.r.sh.Maqedonia e Veriut, Shqipëria si vendet e tjera.

“Po të ishin aplikuar këto masa do të kishte efekte edhe në uljen e çmimeve edhe në produktet bazike jetësore, dhe do të kishte një trend pozitiv në rrjedhat ekonomike dhe do rritet edhe fuqia blerëse dhe shitse, dhe sigurisht do të rritej gjithashtu GDP përkatësisht produkti i brendshëm bruto ku do të përkthehej në mirëqenie ekonomike’, thotë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco