​Petkov për Maqedoninë e Veriut: Asgjë nuk do të bëhet nën presion

​Petkov për Maqedoninë e Veriut: Asgjë nuk do të bëhet nën presion

16:52, 07/06/2022

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, ka folur sot nëse ka presion diplomatik mbi vendin lidhur me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ai theksoi se nuk do të ndërmerren veprime nën presion.

“Aktualisht po përpiqemi të shohim nëse dëshirat dhe nevojat e Bullgarisë për mbështetjen e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut mund të garantohen përmes procesit evropian”, shtoi ai.

Petkov komentoi edhe notën e ambasadorit të Ukrainës në Sofje, Vitali Moskalenko, me të cilin kërkon që Bullgaria t’i sigurojë armë të rënda vendit të tij.

Petkov theksoi se ekziston një vendim i Kuvendit Popullor dhe se Bullgaria do ta respektojë atë. Ai tha se pajisjet e para ushtarake për riparim nga Ukraina tashmë po vijnë në këtë vend.

“Ajo që kemi bërë deri më tani për Ukrainën është e mjaftueshme dhe ne do të vazhdojmë t’i mbështesim ata”, tha Petkov.

Në përgjigje të një pyetjeje, kryeministri tha se cisterna e dytë me gaz të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbërrijë më 23 qershor.

Kiril Petkov ishte në Sadovë për t’u takuar me fermerë, të korrat e të cilëve janë prekur nga stuhia e breshrit të 31 majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco