Këshilltari i Albin Kurtit: 'Open Balkan', nismë e Vuçiç! Po i ofrojnë ballkanin Rusisë dhe Kinës

16:39, 07/06/2022

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Jeton Zylfaj komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv samitin e 'Open Balkan' që do të mbahet sot dhe nesër në Ohër dhe refuzimin e Kosovës për t'iu bashkuar kësaj nisme. Zylfaj deklaroi se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm por duhet të zhvillohet në parimet e gjithëpërfshirjes dhe barazisë së palëve.

Sa i përket bashkimit të Malit të Zi në këtë nismë që është shumë e kundërshtuar nga Kosova dhe Shqipëria, Zulfaj tha se kjo është një iniciativë e vjetër e cila çdo vit po i ndërrohet emri për ta bërë të re.

Ai theksoi se në esencë kjo nismë 'Open Balkan' mbetet iniciativë e Beogradit të Serbisë për t’i ikur njohjes së realitetit dhe për të njohur Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran.

"Shumë e rëndësishme pjesëmarrja e Kosovës, por nëse respektohet barazia. Çdo iniciativë për ne duhet të ndodhë në kuadër të Procesit të Berlinit ku garantohet barazia e palëve dhe jemi brenda rregullave të Bashkimit Europian. 

I iket trajtimit të barabartë të qytetarëve të Kosovës. Iniciativë e vjetër, ka nisur si union doganor nga Vuçiç, mini-shengeni në Novisad. Iniciativë e Beogradit për të hapur Ballkanin ndaj Rusisë dhe Kinës.”-deklaroi Zulfaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco