Gërvalla ftohet nga Blinken për të marrë pjesë në 'Summit of the Americas'

Gërvalla ftohet nga Blinken për të marrë pjesë në 'Summit of the Americas'

16:38, 07/06/2022

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është ftuar nga Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken për të marrë pjesë në “Summit of the Americas” që do të mbahet në Los Angeles të ShBA-ve.

Shefi i Stafit të Gërvallës, Sharr Jakupi, ka publikuar ftesën e Blinken për kryediplomaten kosovare.

Ai ka shkruar se është hera e parë që Kosovës përfaqësohet në këtë samit ndërkaq, ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetërorë.

“Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony J. Blinken do të marrë pjesë në “Summit of the Americas”, i cili do të mbahet në Los Angeles të ShBA-së. Kjo është hera e parë që Republika e Kosovës përfaqësohet në ketë Samit.  Në marxhinat e këtij Samiti, ministrja Gërvalla do të zhvilloi takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetëror si dhe do të vazhdoj lobimin për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco