Drejtoria e Arsimit nis planin për rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve në shkollat e kryeqytetit

Drejtoria e Arsimit nis planin për rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve në shkollat e kryeqytetit

16:30, 07/06/2022

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar që sot kanë filluar hartimin e Planit të Veprimit për sigurinë në shkolla.

“U bëmë bashkë me drejtorë të shkollave, Policinë e Kosovës, OSBE-në, Departamentin e Psikologjisë dhe Departamentin e Edukimit në UP, Ministrinë e Arsimit, UNICEF, Këshillin Rinor,Këshillin e Prindërve, KEC, Save the Children dhe psikologë shkollorë që të hartojmë një plan që ka për qëllim të rrisë sigurinë në shkollat e Prishtinës.”, ka shkruar Musmurati.

Më tej, ajo ka thënë se shumë shpejt do të kenë një plan të veprimit që si Drejtori e Arsimit do ta zbatojnë në plotni, që fëmijët me qenë ma të sigurtë në shkollë.

“Jemi zotu që kemi me punu bashkë, pa dallime, pa ankesa për të kaluarën, me qëllim të përmirësimit të gjendjes në të ardhmen. Jam e sigurtë që hapat konkret që do të dalin nga plani do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies të nxënësve në shkolla. Ka me u trajtu siguria fizike, bullizmi, ngacmimet, dhe mirëqenia e nxënësve në kushtet pas pandemisë. Faleminderit OSBE-së për mbështetjen! “, ka thënë Musmurati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco