Kurti me sekretaren britanike flasin për 'sfidimin e ndikimit keqdashës në Ballkan'

Kurti me sekretaren britanike flasin për 'sfidimin e ndikimit keqdashës në Ballkan'

16:28, 07/06/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe është takuar me sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.

Truss ka shpërndarë një fotografi me Kurtin dhe ka treguar se bashkë kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe ‘sfidimin e ndikimit keqdashës në Ballkanin Perëndimor’.

“Kënaqësi që u takova me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ne disktuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, pushtimin e Ukrainës nga Rusia si dhe për mënyrat si ta sfidojmë ndikimin keqdashës në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Truss në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco