Bie faqja e Ministrisë së Arsimit

Bie faqja e Ministrisë së Arsimit

15:49, 07/06/2022

Për gati 24 orë faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit në Kosovë është jashtë funksionit, raporton Syri.net Kosova.

Gjatë gjithë këtyre orëve uebsajti i kësaj ministrie https://masht.rks-gov.net/en   vazhdon të jetë jashtë funksionit dhe e paaksesueshme.

Megjithatë, pavarësisht kësaj situate, MASHTI nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për rënien e serverit, ndërsa nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë sulm, për defekt apo për një ndërhyrje me qëllime mirëmbajtje.

Syri.net Kosova ka tentuar të kontaktojë me zyrtarë të kësaj ministrie, por të njëjtit ishin të paqasshëm./Syri.Net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco