Një anije hyn në portin e Mariupolit për herë të parë që nga pushtimi rus

Një anije hyn në portin e Mariupolit për herë të parë që nga pushtimi rus

18:02, 28/05/2022

Një anije ka hyrë në portin ukrainas të Mariupolit për herë të parë që kur Rusia përfundoi pushtimin e qytetit, raportojnë mediat ruse.

Një zëdhënës i portit i tha agjencisë së lajmeve Tass se anija e nisur për në Rusi ishte ngarkuar me metal në port.

Ombuspersoni i të Drejtave të Njeriut të Ukrainës, Lyudmyla Denisova, ka thënë se dërgesa përbënte grabitje.

“Plaçkitja në territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës vazhdon. Pas vjedhjes së drithit ukrainas, pushtuesit iu drejtuan eksportit të produkteve metalike nga Mariupolo”, ka shkruar ajo në Telegram.

Pas pothuajse tre muajsh sulmi të pamëshirshëm, Mariupol ra në duart e forcave ruse këtë muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco