Bashkëpunimi i parë me Londrën: Përparim Rama shpërblen me kontratë të njëanshme një ekspert anglez

Bashkëpunimi i parë me Londrën: Përparim Rama shpërblen me kontratë të njëanshme një ekspert anglez

15:18, 24/05/2022

Zyra e Prokurimit të komunës së Prishtinës, institucion ky i udhëhequr nga Përparim Rama ka shpërblyer me kontratë një kompani londineze për të marrë këshilla se si të zgjidhet çështja e transportit rrugor. Ish-banori i Londrës, tash major i kryeqytetit ka nisur bashkëpunimet e para me njerëz nga atje, madje në mënyrë favorizuese.

 

Zyra e Prokurimit të komunës është një organ që punon mbi bazën e Ligjit të Prokurimit Publik dhe kryetarët e komunave nuk guxojnë të përzihen tek përzgjedhja e operatorëve që marrin punë në komunë. Por, si duket, në këtë rast Rama e ka bërë këtë.

Kompania nga Londra “Land Use Consultants” e cila nuk ka qenë më parë prezente në prokurimet publike në Kosovë është angazhuar nga prokurimi komunal për kontratën “Shërbime për konsulencë për angazhim të ekspertit për transport rrugor”.

Ndonëse bëhet fjalë për një kontratë jo shumë të madhe, në një vlerë prej 11 mijë e 575 euro për tre muaj, prokurimi komunal ka shmangur procedurat e prokurimit transparent për të nxjerrë fituesin e projektit. Kjo ngase procedura konkurruese është udhëhequr me  negocim pa publikim të njoftimit për kontratë, ku është ftuar për negocim vetëm kompania londineze “Land Use Consultants”.

Për këtë kontratë, komuna mëton ta angazhojë një ekspert që do t’i ofrojë konsulencë për tre muaj lidhur më zgjidhjen e problemit në transportin rrugor. Paga mujore e tij do të jetë 3 mijë e 850 euro për  muaj.

Zyra e Prokurimit Komunal ia ka huqur pak edhe me ‘fletën standarde të njoftimit të vendimit’, kjo ngase vendimin për shpalljen e fituesit e ka ngarkuar në fletën standarde të kompanisë publike lokale “Kuzhina Qindore”, dhe jo të fletës së vetë standarde të komunës së Prishtinës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco