“Ta hjeki krytë sakicë…”, 70-vjeçari nga Podujeva kërcënon miqtë, shkak një rrugë e fshatit

“Ta hjeki krytë sakicë…”, 70-vjeçari nga Podujeva kërcënon miqtë, shkak një rrugë e fshatit

09:38, 24/05/2022

Një 70-vjeçar nga Podujeva ka rënë dje në prangat e Policisë, pasi dyshohet se ka kërcënuar një person, në fshatin Lupq i Poshtëm. Përleshja, motivi i së cilës dyshohet të jetë një rrugë, përfundoi me kërcënime, ku u përfshinë tre persona.

Prokuroria thonë se fillimisht i dyshuari 70-vjeçar M.V., e ka kanosur me sopatë një 52-vjeçar, duke iu drejtuar me fjalët “Hajt se do ta hjeki krytë sakicë unë ty”, lidhur me një rrugë që ai ka të drejtë të përfaqësojë motrën e tij.

Fjalët kërcënuese vetëm sa e tensionuan situatën dhe në rast u përfshi edhe nipi i viktimës, i cili po ashtu e kërcënoi axhën e tij se “ty është dasht moti me të rahatu, po hajt se të vjen rendi ma vonë”.

Në këtë konflikt mes palëve të përfshira u desh intervenimi i Policisë, me ç’rast të njëjtit janë intervistuar në stacion policor, ku kanë dhënë versionet e tyre se si ka ndodhur ngjarja.

Pas dhënies së deklaratave, Sinjali mëson se Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e 70-vjeçarit, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si i dyshuar për veprën penale ‘kanosje’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco