Presidentit të Zvicrës i kërkohet ta përkrahë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Presidentit të Zvicrës i kërkohet ta përkrahë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

22:42, 06/04/2022

Presidenti i Zvicrës, Ignazio Cassis, ka marrë kërkesë përmes një shkrese zyrtare nga disa deputetë të Parlamentit të këtij shteti, që të përkrahë pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Deputetët si anëtarë të grupit parlamentar të miqësisë Zvicër-Kosovë, në letrën e tyre, kanë kujtuar faktin se Zvicra është ndër shtetet e para që publikisht e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Më 3 mars, 2022, Parlamenti i Republikës së Kosovës kaloi një rezolutë duke kërkuar nga Qeveria të kërkojë pranimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës. Zvicra ishte ndër shtetet e para që e ka njohur publikisht pavarësinë e Kosovës. dhe Zvicra është anëtare e vlefshme e Këshillit të Evropës që nga viti 1963. Më 29 mars, grupi i miqësisë Zvicër-Kosovë kishte mundësinë të diskutonte çështjen me grupin simotër nga Kosova. Të gjitha palët, si në Qeveri ashtu edhe opozitë, qartë shprehën dëshirën që Zvicra ta përkrahë Kosovën të pranohet”, thuhet në letrën nënshkrues të së cilës janë 14 deputetë të Parlamentit të Zvicrës.

Të njëjtit kanë lutur presidentin zviceran që të marrë parasysh kërkesën e tyre dhe të ofrojë përkrahjen për Kosovën.

“Jemi të bindur se është koha e duhur që Kosova të pranohet në Këshill të Evropës”, thuhet tutje në letër.

Këshilli i Evropës është një organizatë e shteteve evropiane, e themeluar më 5 maj 1949 për të arritur një bashkim më të madh midis vendeve anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkëta të lirisë politike. Organizata ka 47 shtete anëtare dhe vepron me një buxhet vjetor prej rreth 500 milionë euro./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco