FOTO/ Ushtarët rusë po keqtrajtojnë edhe kafshët, qeni i masakruar po bën xhiron e rrjetit

FOTO/ Ushtarët rusë po keqtrajtojnë edhe kafshët, qeni i masakruar po bën xhiron e rrjetit

21:02, 06/04/2022

Imazhi i një qeni të dhunuar nga ushtarët rusë po bën xhiron e rrjetit. Ushtarët e Putinit po vrasin civilë dhe po gjuajnë me raketa banesat, por as kafshët duket se nuk po shpëtojnë. Pamje zemërthyese vazhdojnë të publikohen dhe shumë ukrainas kur largohen u duhet të lënë pas kafshët e tyre shtëpiake.

Fotoja e qenit të abuzuar duke parë me trishtim kamerën ka emocionuar njerëzit në mbarë botën. Qeni quhet Alan ndërsa raportohet se i janë thyer brinjët.

Një nga refugjatët e mori atë nga një prej qyteteve të bombarduara në Ukrainën lindore. Pronarët e tij kanë vdekur ose janë zhdukur. Por Alani është gjallë. Ai aktualisht po trajtohet në Przemysl, një qytet në Poloni.

Stafi i Fondacionit Ada e solli atë nga përtej kufirit ukrainas që kujdesej edhe për kafshët e tjera. Asistentët nuk ia dinë emrin e vërtetë, por e pagëzuan me emrin Alan. Ata e vlerësojnë moshën e tij në pesë vjeç. I janë pastruar plagët dhe po merr antibiotikë.

Shumë lëndime në kokë, infeksione, thyerje gjoksi, parazitë dhe sëmundje të lëkurës janë të vetmet dëmtime të dukshme që ka pësuar qeni.

Sipas një vlerësimi paraprak të gjendjes së tij, Alan mund të jetë keqtrajtuar. Ai ndoshta ishte braktisur ose familja e tij humbi në luftë.

Mjekët veterinerë vlerësojnë se Alanit do t'i shërohen plotësisht plagët dhe menjëherë më pas do të kërkojnë familjen e duhur për ta adoptuar dhe për t'i dhënë dashuri të pakufishme, në mënyrë që plagët mendore të krijuara nga lufta të shërohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco