Avdyli mbron presidenten, Elizën e sheh 'pa talent muzikor', e Skendën e quan 'pa dije diplomatike'

Avdyli mbron presidenten, Elizën e sheh 'pa talent muzikor', e Skendën e quan 'pa dije diplomatike'

20:44, 06/04/2022

Deputeti i Guxo, Haxhi Avdyli, ka kritikuar të gjithë ata që për arsye të ndryshme po kritikojnë punën e presidentes Vjosa Osmani, në një vjetorin e marrjes së detyrës.

Ai thotë se bota po merret me luftën në Ukrainë, ndërkohë në Kosovë po kritikohet Osmani. shkruan Syri.net Kosova.

E quan “pa talent muzikor” deputeten e PDK-së, Eliza Hoxhën, e cila dikur ishte këngëtare, derisa ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni i drejtohet me “politikan i dështuar e pa dije diplomatike”

“Ka deputetë pa talent muzikor si Eliza e politikanë të dështuar pa dije diplomatike si Skenda që ju pengon, pse Presidentja Osmani e dënon terrorin Rus”, shkruan Haxhiu në llogarinë e tij në Facebook.

Kritika ka edhe për politikanë të tjerë të cilët sipas tij, po kritikojnë të parën e shtetit “të dëshpëruar nga humbja e përkrahjes së qytetarëve”.

“..me mashkuj të lodhur, pa tendera ku ska as zhvatje të parasë publike, po reagojnë veq sa për të reaguar e pa sens”, vijon Haxhiu.

Shkrimi i plotë:

Derisa në Ukrainë mbrohet jo vetëm humanizmi e demokracia, po zbrapset me armë makina ushtarake  vrasëse Ruse por edhe ambicia hegjemoniste Serbo Ruse në Ballkan e më gjerë.

E opozitarët tanë të dëshpëruar nga humbja e përkrahjes së qytetarëve, me mashkuj të lodhur, pa tendera ku ska as zhvatje të parasë publike, po reagojnë veq sa për të reaguar e pa sens.

Deputetë bashkë me argatët  e tyre në debate televizive vazhdojnë të flasin pa argumente, shajnë, shpifin e fyejnë, jo vetëm bazuar në qëndrime politike por shkojnë deri aty sa përcmojnë edhe pamjen, veshjen e bartëseve institucional.

Sot cdo qytetar, votues e jo votues i yni janë krenar me prezentimin e punën e Presidentes e Kryeministrit, me përfaqësimin e tyre  dinjitoz para miqëve e përballë armiqëve.

Transparenca institucionale, lufta ndaj korrupsionit, ndalimi i zhvatjes së parasë publike e tenderomanisë po i tmerron keqpërdoruesit e 20 viteve të kaluara saqë po i shtyn të imagjinojnë tema të pakuptimta bazuar në shpifje e fyerje.

Të njëjtës mendësi fyese si ajo Agim Veliut e Ardian Kastratit , qytetari ua ka treguar vendin me 14 shkurt 2021, e do ju vërtetohet qartë edhe njëherë partive të tyre në zgjedhjet e ardhshme që do mbahen në shkurt të vitit 2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco