‘Vdekje e dyshimtë’: Një person gjendet pa shenja jete në Prizren

‘Vdekje e dyshimtë’: Një person gjendet pa shenja jete në Prizren

17:39, 31/03/2022

Një person është gjetur i vdekur në rrugën “Ekrem Rexha”në Prizren.

Siç njofton policia në rajonin e Prizrenit, pas marrjes së informatës, njësitet relevante kanë shkuar në vendin e ngjarjes, dhe kanë gjetur një trup i pajetë i shtrirë në rrugë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Vesel Gashi, ka bërë të ditur se policia ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme për rastin.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Gashi tha se rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.

Gashi nuk ka dhënë detaje të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco