Melihate Tërmkolli i reagon ambasadorit gjerman për shtëpinë e Xhafer Devës, i jep leksione për historinë

Melihate Tërmkolli i reagon ambasadorit gjerman për shtëpinë e Xhafer Devës, i jep leksione për historinë

13:59, 08/02/2022

Restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës nga ana e Ministrisë së Kulturës ka ngjall reagim të ashpër të Ambasadorit gjerman Rohde, ndaj këtij të fundit ka folur hapur edhe ish deputetja e LDK-së Melihate Tërmkolli.

Tërmkolli thotë se: “Xhafer Deva ishte një intelektual i rrallë, patriot i madh shqiptar i orientimit perëndimor, antikomunist, këtë vështirë ta kontestojë dikush. Përfshirë edhe mbrojtjen e hebrejve. Historia jonë është paksa më e “komplikuar”, për çka nuk mund ta fajësojmë ambasadorin në asnjë moment”.

Ish deputetja ka kthyer në kujtesën tonë edhe ‘hyrjen’ e gjermanëve dhe italianëve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë, e që atëherë u konsiderua si ‘lirim’ për të marr pak frymë nga dhuna e krimeve serbe.

Ajo që dihet, është se, kur kanë “hyrë” gjermanët e italianët në Kosovë, gjatë Luftës II Botërore, natyrisht për hesape të tyre, por vetëm atëherë shqiptarët kanë marrë pak “frymë” nga dhuna e krimet serbe, duke hapë për herë të parë edhe shkollat shqipe. Si komunistët “antifashistë” ashtu edhe “çetnikët” serbë, në Kosovë, në emër të luftës kundër fashizmit, i luftuan shqiptarët, duke vrarë e masakruar dhjetëra mijëra, si gjatë luftës edhe pastaj. Njësoj siç bëri Serbia edhe me shqiptarët në “Sanxhakun e Nishit”, më 1877/78, kur në emër të luftimit të Perandorisë Osmane, kreu gjenocid kundër shqiptarëve, “spastroi etnikisht” dhe aneksoi një territor më të madh se Kosova e sotme, të cilin Evropa e kohës, ia njohu dhe ia pranoi si territor të saj!” shkruan Tërmkolli.

Tërmkolli është kureshtare të di qëndrimin e ambasaroit gjerman e të tjerëve, për Presidentin serb Vuçiqi që njihet si zëdhënës i Millosheviçit, e që sipas saj po përdoren standarde të dyfishta.

Jam kureshtare poashtu të di qëndrimin e ambasadorit gjerman por edhe të tjerëve, rreth Presidentit të Serbisë, Vuçiq, Ministër i Informatave i Millosheviqit, njëfarë lloj Goebels-i i tij në kohën e gjenocidit serb kundër shqiptarëve (1997-1999), të cilin BE-ja dhe vendet anëtare të saj, e mbajnë për partner kryesor të tyre, madje partner të favorizuar. Për të mos folur më gjatë edhe për “amnistinë e përhershme” të BE-së ndaj Serbisë në kuptim të denacifikimit dhe defashistizimit të saj!

Standardet e dyfishta nuk na ndihmojnë aspak!

Natyrisht, kjo nuk e zvogëlon mirënjohjen tonë të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të Gjermanisë dhe vendeve tjera evropiane për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe zhvillimin e mëtejmë të vendit tonë” përfundon reagimin e saj Tërmkolli në facebook transmeton Syri.net në Kosovë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco