Asamblistja e VV-së me akuza të rënda ndaj drejtorisë së shkollës 'Naim Frashëri' në Prishtinë

Asamblistja e VV-së me akuza të rënda ndaj drejtorisë së shkollës 'Naim Frashëri' në Prishtinë

13:20, 08/02/2022

Asambleistja nga radhët e VV-së në komunën e Prishtinës, Leonora Shabani-Bajraktari ka denoncuar një rast kogja të rëndë në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas saj në këtë shkollë po diskriminohen fëmijët me nevoja të veçanta, pasi thotë se drejtoresha dhe një pjesë e stafit, duan t’i përdorin të gjitha mjetet me i largu këta fëmijë nga shkolla.

“Për tri vite rresht në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë, problemi kryesor i kësaj shkolle janë fëmijët me nevoja të veçanta. Drejtoresha dhe një pjesë e stafit, duan t’i përdorin të gjitha mjetet me i largu këta fëmijë nga shkolla.  Po du me iu tregu se  nuk keni të drejt  me i largu fëmijët nga shkolla, vetëm pse janë me me nevoja të vecanta.  Gjithë atë energji negative qe ia ofroni fëmijëve, prinderve dhe asistentëve, dikush duhet me marr këtë përgjegjësi. A ka këshill të prindërve kjo shkollë?!  Shkolla është e të gjithë fëmijëve jo e menaxhmentit”, shkruan ajo në një postim në Facebook..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco