Vdekshmëria tek foshnjat e lindura para kohe mbetet shqetësuese për Klinikën e Neonatologjisë

Vdekshmëria tek foshnjat e lindura para kohe mbetet shqetësuese për Klinikën e Neonatologjisë

13:21, 08/02/2022

Vdekshmëria tek foshnjat e lindura para kohe mbetet shqetësuese për stafin mjekësor të Klinikës së Neonatologjisë në QKUK.

Drejtoresha e Klinikës Dr. Hajrije Ismajli, në një bisedë për Gazetën Shneta, ka thënë se vdekshmëria më e lartë e foshnjave është tek prematuriteti por ka edhe raste tjera kur mund të komplikohen.

“Prematuriteti, anomalitë e lindura, infeksionet, asfiksioni paranata. Të gjitha këto patologji, veçanërisht e kemi prematuritetin me shifra më të larta të vdekshmërisë të grupmosha më të vogla, tek patologjitë e tjera kemi rezultate të mira por edhe këto raste dinë të komplikohen”, ka bërë të ditur neonatologia.

Një prej fenomeneve që ndodh jo pak raste në QKUK, është edhe braktisja e foshnjave pas lindjes. Megjithatë Ismajli thotë se ky fenomen kohët e fundit ka shënuar rënie.

“Krahasuar me vitet paraprake kemi një rënie të numrit të foshnjave të braktisura, do të thotë si fenomen ka qenë në rënie”, tha Ismaili.

Tutje ajo tregoj që në këtë klinikë janë të hospitalizuara 82 foshnje të cilat janë në gjendje të mirë shëndetësore. Kurse sa i përket muajit të kaluar drejtoresha tregon se kanë qenë mbi 700 fëmijë.

“Në muajin e kaluar, fëmijë të lindur gjallë në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike kanë qenë 751, ndërkaq pranime nga jashtë kanë qenë 59”, theksoi ajo.

Kurse sa i përket foshnjave të hospitalizuara tani, në mesin e tyre është vetëm një me COVID-19, e cila është në gjendje stabile shëndetësore.

Ndonëse ka pasur edhe raste kur nënat kanë qenë të infektuara me variantin Omicron, foshnjat kanë lindur të shëndosha dhe nuk ka është hasur ndonjë problem me to.

Me rritjen e rasteve në nivel vendi edhe gjendja në këtë klinikë ishte më e vështirë, kjo pasi që një pjesë e stafit gjithashtu rezultuan pozitiv, gjithsesi sipas drejtoreshës puna ishte e menaxhueshme.

“Ne kemi pasur staf të prekur shëndetësor nga ky variant mirëpo jemi mobilizuar dhe ja kemi dal. Aktualisht kemi vetëm dy nga stafi të prekur dhe nuk kemi mungesë stafi”, u shpreh Ismaili.

Kjo klinikë së fundi është duke punuar edhe për fillimin e punës në hapësirën e re për kujdesin Intensiv Neonatal, i cili pritet të jetë një spital me resurse dhe pajisje të reja në të mirë të të hospitalizuarve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco