Si i gënjeu qytetarët për rezervat shtetërore Rozeta Hajdari (Dokument)

Si i gënjeu qytetarët për rezervat shtetërore Rozeta Hajdari (Dokument)

10:11, 08/02/2022

Kur rastet e para me Covid-19 u paraqitën në Kosovë, në mars të vitit 2020, qytetarët e Kosovës i zuri paniku për furnizimin me ushqime.

Ata madje ishin të shqetësuar edhe për rezervat shtetërore. Por, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në mandatin e saj të parë doli dhe qetësoi qytetarët, duke i siguruar se hambari i shtetit është i mbushur.

“I konfirmoj qytetarët se rezervat shtetërore ruhen ne depot tona, gruri, mallrat agroushqimore, nafta dhe barnat. Nga Inspektorati i Tregut marrim informatën se situata është në kontroll, kemi ushqime dhe rezerva të mjaftueshme”, kishte deklaruar ministrja Rozeta Hajdari, më 16 mars të vitit 2020.

Se ky kishte qenë një mashtrim, Rozeta Hajdari e pranoi më 20 janar të këtij viti, në mandatin e saj të dytë si ministre.

Ajo e pranoi publikisht më vonë që ka mashtruar qytetarët e Kosovës. Më 20 janar të këtij viti, në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ministrja Hajdari e shpërfaqi gënjeshtrën që ua kishte thënë qytetarëve, shkruan Demokracia.com.

“Është rritur çmimi i miellit, por nëse ju tregoj nga përvoja që kisha si ministre në mandatin e parë… Ne kemi gjetur rezerva shtetërore për vetëm tre ditë. Është dashur t’i bind qytetarët se kemi pas rezerva, por nuk kemi pasur”, kishte thënë Hajdari.

Ministrja Hajdari duket se nuk ka qenë e vetëdijshme që mashtrimi kategorizohet si vepër penale.

Demokracia.com ka kontaktuar edhe me ministren Hajdari për këtë çështje, por ajo nuk ka dashur të flas duke thënë se gjendet në një takim.

“Jam në takim, kontaktoni përmes zyrës për media”, ka thënë shkurt Hajdari.

Bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, mashtrimi kategorizohet vepër penale, kur dikush keqinterpreton qëllimshëm faktet ose fsheh ato.

Avokati Florim Shefqeti ka sqaruar për Demokracia.com se në deklaratat e Hajdarit janë përmbushur elementet e veprës penale të mashtrimit.

Ai, po ashtu, ka thënë se elementi tjetër përbërës i kësaj vepre penale është dëmi i shkaktuar qytetarëve nga ngritja e çmimeve, i cili duhet të vlerësohet nga hetimet kompetente, sepse kjo ka mundur të ndikojë në hezitimin e qytetarëve që të krijojnë rezerva.

“Vlerësojmë që në këto deklarime janë përmbushur elementet e veprës penale të mashtrimit, duke qenë se ky deklarim ka përmbushur elementet siç janë znj. ministre ka deklaruar fakte të pa vërteta dhe ka bërë fshehjen e fakteve reale të vërteta, duke deklaruar që ka rezerva në kohën që nuk kishte. Elementi tjetër përbërës i kësaj vepre penale është dëmi i shkaktuar, sepse nuk mendojmë që ajo ka mundur të përfitojë, ky element i veprës penale, por edhe dëmi i shkaktuar qytetarëve nga ngritja e çmimeve, duhet të vlerësohet nga hetimet kompetente. Kjo ka mundur që të ndikojë në hezitimin e qytetarëve që të krijojnë rezerva”, ka thënë Shefqeti për Demokracia.com.

Por, si ndodhi krejt ky mashtrim? Kur botën e kaploi pandemia Covid-19 dhe në Kosovë u regjistruan rastet e para, opinioni publik u interesua për rezervat shtetërore që menaxhohen nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Hajdari me siguri të madhe deklaroi se rezerva ka mjaftueshëm.

Në fakt, rezerva kishte për më pak se një javë, shkruan Demokracia.com.

Rezerva e grurit u mbush tek në dhjetor të vitit 2021, kur edhe u nënshkrua kontrata në vlerë prej 375 mijë euro.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kishte njoftuar për dhënie të kontratës “Furnizim me grurë për nevoja të rezervave Shtetërore – Ritenderim I” me 30 dhjetor të viti 20221.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco