Pas Prishtinës, Escobar e Lajcak udhëtojnë për në Beograd

Pas Prishtinës, Escobar e Lajcak udhëtojnë për në Beograd

10:49, 02/02/2022

Pas qëndrimit tre ditor në Prishtinë, Emisarët Specialë të BE-së dhe ShBA-së, Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar sot udhëtojnë drejt Beogradit ku do të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Sipas Tanjug, Vucic do ta pres Emisarin e ShBA-së, Gabriel Escobar në ora 18:00 ndërkaq një orë më vonë do ta takojë veçmas Emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak.

 

Escobar e Lajcak kanë bashkuar forcat për të çuar përpara mesazhin e ShBA-së dhe BE-së se Kosova e Serbia duhet të kthehen në dialog si forumi i vetëm për të negociuar normalizimin e marrëdhënieve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco