Dardan Molliqaj sonte në një emision politik, policia rrethon studion e televizionit

Dardan Molliqaj sonte në një emision politik, policia rrethon studion e televizionit

20:07, 01/02/2022

Policia e Kosovës po e kërkon kreun e PSD-së, Dardan Molliqajn, për ta arrestuar pas veprimeve të tij në protestën që u mbajt të shtunën.

Makina civile dhe zyrtare të Policisë së Kosovës kanë mbërritur afër zyrave të T7 nga ku pritet të transmetohet drejtpërdrejtë emisioni Pressing, ku i ftuar është Molliqaj.

Policia e Kosovës është duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, vendim ky që pritet të merret së shpejti pasi ZRRE-ja i ka bërë rekomandim qeverisë.

Ditën e diel, Policia e Kosovës i ka shkuar Molliqajt në zyrë dhe shtëpi, megjithatë policia nuk arriti ta gjejë të parin e PSD-së në këto dy lokacione.

Në protestën që pati mijëra qytetarë nuk pati incidente, megjithatë më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj teksa godet me shuplakë një zyrtarë policor.

LEXO edhe: A do ta arrestojë policia Dardan Molliqajn në studion televizive

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco