Diçka e çuditshme po ndodh me raportin 24 orësh të rasteve me COVID në Kosovë

Diçka e çuditshme po ndodh me raportin 24 orësh të rasteve me COVID në Kosovë

15:12, 26/01/2022

Ka kohë që kosovarët mezi nuk e presin orën 15:00 për të parë se sa raste me COVID janë shënuar brenda 24 orëve në Kosovë. Por sot kur shefi i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik rezultoi pozitiv me COVID, raportimi i rasteve është vonuar.

A do të thotë kjo se është Naser Ramadani ai që e ka fjalëkalimin e faqes së IKSHPK-së?

Në mbledhjen ku po raporton ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, ka qenë i ftuar edhe drejtori i IKShP Naser Ramadani.

Fatmire Kollçaku e VV-së, ka bërë me dije se Ramadani s’mundi të vinte në Komission për shkak se është infektuar me koronavirus.

“Ministrin e kemi ftu për masat që janë ndërmarrë dhe po ndërmirren dhe për cështjen e kufirit. E kemi planifiku më në detaje me marrë përgjigje nga Instituti, por ai na ka lajmëru që është më covid”, ka thënë ajo.

Zoti Ramadani kishte njoftuar për infektimin me koronavirus edhe para rreth 10 muajsh

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco