Inspektorati Policor hetoi vitin e kaluar 209 policë, raportohet për numër të konsideruar kallëzimesh penale

Inspektorati Policor hetoi vitin e kaluar 209 policë, raportohet për numër të konsideruar kallëzimesh penale

09:36, 20/01/2022

Mbi dy mijë ankesa janë paraqitur në Inspektoratin Policor të Kosovës gjatë vitit 2021 ndaj zyrtarëve policorë, numër që është në rritje në krahasim me vitin 2020.

Gjatë vitit 2021 janë arrestuar 34 punonjës policorë të dyshuar për vepra penale, ndërkaq janë suspenduar 84 të tjerë. Ndërsa, gjatë vitit 2020 ishin arrestuar 32 punonjës policorë të dyshuar për vepra penale. Ndërkaq, 83 prej tyre ishin suspenduar, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit Policor.

“IPK gjatë vitit 2021 ka pranuar dhe ka menaxhuar me 2013 ankesa dhe informata që në krahasim me vitin e kaluar numri i ankesave ka një ngritje (në vitin 2020, IPK ka trajtuar 1658 ankesa)”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Inspektorat Policor gjatë vitit që e lëmë pas kishte pranuar dhe administruar gjithsej 1327 ankesa, të cilat janë klasifikuar si shkelje disiplinore e profilit të ulët.

“Prej tyre 1327 ankesa që janë klasifikuar si shkelje disiplinore e profilit të ultë janë përcjellë për t’u trajtuar në Policinë e Kosovës, kurse 676 ankesa janë dërguar në Departamentin e Hetimeve në IPK (dhjetë prej tyre janë përcjellë në institucione tjera kompetente)”, thuhet tutje në përgjigjen IPK-së.

Inspektorati Policor bënë të ditur se gjatë vitit 2021 i kanë ndërmarrë këto masa dhe rekomandime, duke arrestuar edhe 34 punonjës policorë të dyshuar për vepra penale dhe i kanë dhënë 84 rekomandime për suspendim. Gjatë vitit 2021, IPK ka hetuar 209 punonjës të Policisë së Kosovës dhe ka dërguar në prokuroritë kompetente 68 raste me kallëzim penal. Ndërsa, 34 raste janë përcjellë me raport të veçantë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco