Befason Halil Matoshi: E kam provuar drogën, por nuk me la përshtypje

Befason Halil Matoshi: E kam provuar drogën, por nuk me la përshtypje

17:09, 03/01/2022

Një personalitet që është edhe politikan, por edhe gazetar me përvojë të gjatë, Halil Matoshi, i është përgjigjur disa pyetjeve provokative.

Deri sa ka mbrojtur teorinë e tij kosovarocentriste, duke zgjedhur kombëtaren e Kosovës para asaj të Shqpërisë, Matoshi bëhet ndër personalitetet e pakta të jetës publike në vend që e pranon në intervistën për Periskopin se ka konsumuar marihuanë.

Sidoqoftë, ai ka thënë se marihuana nuk i ka lënë ndonjë përshtypje.

Po ashtu, një shkelje tjetër të ligjit Matoshi e ka bërë edhe derisa ligjëronte në Kolegjin AAB, para se të anëtarësohej në AAK, duke udhëtuar me taksitë ilegale të njohur si “taksi 1-shat”.

Më poshtë keni pyetjet dhe përgjigjet e plota:

Për kë ju rreh më shumë zemra, Kombëtaren e Kosovës apo Kombëtaren e Shqipërisë në futboll?

Halil Matoshi: Natyrisht që për Kombëtaren kosovare.

Nëse do të vendosej që emri i Kosovës të ndryshohej, cili do të ishte propozimi juaj?
Halil Matoshi: Padyshim që Dardania e re!

Nëse do të ishte e mundur të bashkoheshim vetëm me njërin nga këto dy shtete, cilin do ta zgjedhnit: Maqedoninë e Veriut apo Malin e Zi?

Halil Matoshi: Është edhe e mundshme. Një konfederatë Kosovë, Shqipni dhe zgjedh Maqedoninë e veriut!

Nëse do të legalizohej marihuana në Kosovë, ashtu siç po ndodh në shumë shtete tjera, a do ta provonit?
Halil Matoshi: E kam provu! Por jam indiferent ndaj saj!
A keni udhëtuar ndonjëherë me Taksi 1-sh [taksitë ilegale Prishtinë-Fushë Kosovë]?
Halil Matoshi: Po, sa ligjërojsha Etikën e medias në kolegj.

Nëse BE-ja do ta kushtëzonte anëtarësimin e Kosovës me heqjen e një ushqimi tradicional, do ta hiqnit flinë apo piten?

Halil Matoshi: Piten.

Cilat janë tri gratë më frymëzuese kosovare pas viteve 2000?

Halil Matoshi: Aktorja Yllka Gashi, Poetja e studiuesja Blerina Rugova- Gaxha dhe xhudistja Majlinda Kelmendi.

Cilat janë tre burrat më frymëzues kosovar pas viteve 2000?

Halil Matoshi: Ibrahim Rugova, Jeton Neziraj, Driton Toni Kuka.

A mendoni se do ta dërgojë deputet Jahja Kokaj një raketë në hapësirë gjatë mandatit të Albin Kurtit?

Halil Matoshi: Nuk merrem me përralla të iriçit!

Nëse Kosovës do t’i bëhej puna të dërgonte emisar për të lehtësuar marrëdhëniet ShBA-BE, kush do të ishte propozimi juaj?

Halil Matoshi: Ramush Haradinaj!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco