Pas bravave, Basha po ndryshon edhe dyert. Burime nga PD: Do vendosen të blinduara

Pas bravave, Basha po ndryshon edhe dyert. Burime nga PD: Do vendosen të blinduara

15:57, 03/01/2022

Pas ndryshimit të bravave të dyerve, duket se Lulzim Basha ka ndërmarrë një tjetër masë për të siguruar godinën e Partisë Demokratike e për të lënë jashtë anëtarët e kësaj force.

Duke u fshehur pas veshjes së xhamave me adeziv, Basha ka urdhëruar izolimin e godinës me veshje të dyerve, në mënyrë që të mos duken lëvizjet që ndodhin brenda godinës.

Nën zë, tregohet se edhe brenda godinës po bëhen punime për forcimin e sigurisë, e mbulimi i fasadës ka si qëllim kryerjen e punimeve brenda deri tek ndryshimi i dyerve ekzistuese me dyer të blinduara.

Kjo lëvizje e Bashës vjen në një kohë kur Kuvendi Kombëtar dhe anëtarësia e ka shkarkuar nga detyra, por duket se Basha po ndërmerr çdo hap  për të mbajtur me forcë godinën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco