Putin paralajmëron Biden: Sanksionet e reja ndaj nesh do të ishin gabim i madh!

Putin paralajmëron Biden: Sanksionet e reja ndaj nesh do të ishin gabim i madh!

07:53, 31/12/2021

Vladimir Putin i Rusisë ka paralajmëruar homologun e tij amerikan Joe Biden se vendosja e sanksioneve të reja lidhur me Ukrainën mund të çojë në një prishje të plotë të marrëdhënieve.

Në një telefonatë të enjten vonë, presidenti rus tha se sanksione të tilla do të ishin një "gabim kolosal".

Zoti Biden, ndërkohë, i tha zotit Putin se SHBA dhe aleatët e saj do t'i përgjigjen me vendosmëri çdo pushtimi të Ukrainës.

Telefonata, e kërkuar nga Rusia, ishte biseda e dytë e tillë e ndërmjet të dyve këtë muaj dhe zgjati për gati një orë.

Ajo shënoi përpjekjen e fundit për të zbutur tensionet mbi kufirin lindor të Ukrainës me Rusinë, ku zyrtarët ukrainas thonë se më shumë se 100,000 trupa ruse janë dërguar.

Tensioni ka shkaktuar shqetësim në Perëndim, me SHBA-të që kërcënojnë Putinin me sanksione "të tilla që ai nuk ka parë ndonjëherë" nëse Ukraina vihet nën sulm.

Edhe pse të dy palët shkëmbyen paralajmërime gjatë bisedës, këshilltari rus për politikën e jashtme Yuri Ushakov u tha gazetarëve menjëherë pas kësaj se zoti Putin ishte "i kënaqur" me bisedën. Ai shtoi se kishte krijuar një "sfond të mirë" për bisedimet e ardhshme.

Një zyrtar i lartë amerikan, i  cili foli në kushte anonimiteti, tha se toni kishte qenë "serioz dhe thelbësor".

"Presidenti Biden përsëriti se përparim thelbësor në këto dialog mund të ndodhë vetëm në një mjedis çtensioni," tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

“Ai e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e saj do të përgjigjen me vendosmëri nëse Rusia pushton më tej Ukrainën”, shtoi ajo.

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen për bisedime personalisht në Gjenevë muajin e ardhshëm dhe Shtëpia e Bardhë tha se zoti Biden i kërkoi homologut të tij rus të ndiqte një zgjidhje diplomatike.

Në një mesazh feste përpara telefonatës së së enjtes, Putin i tha zotit Biden se ishte "i bindur" që të dy mund të punonin së bashku bazuar në "respektin reciprok dhe konsideratën e interesave kombëtare të njëri-tjetrit".

Zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov, tha se Moska ishte "optimiste për një diskutim". “Ne besojmë se vetëm përmes bisedimeve është e mundur të zgjidhen të gjitha problemet imediate që kemi me bollëk mes nesh”, shtoi Peskov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco