Kurti bisedon në telefon me zyrtaren e lartë të DASH, ia përmend dialogun

Kurti bisedon në telefon me zyrtaren e lartë të DASH, ia përmend dialogun

20:30, 30/12/2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në Twitter. 

Kurti ka treguar detaje nga kjo bisedë, duke thënë se kanë biseduar për rritjen ekonomike, agjendën për dialog dhe paqen.

“Bisedë e shkëlqyer me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dy ditë para Vitit të Ri 2022. Ne diskutuam çështje të rëndësishme duke filluar nga ekonomia jonë e jashtëzakonshme deri te rritja e marrëdhënieve tona transatlantike. Ne ramë dakord të punojmë së bashku për të forcuar demokracinë tonë dhe për të vendosur një agjendë për dialog dhe paqe”, ka thënë ai në Twitter.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco