Drejtësia vonon por fiton: Lladrovci, Syla e Grabovci vizitojnë familjet e Thaçit dhe Veselit

Drejtësia vonon por fiton: Lladrovci, Syla e Grabovci vizitojnë familjet e Thaçit dhe Veselit

21:22, 29/12/2021

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se së bashku me dy ish-deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Azem Sylën dhe Adem Grabovcin, kanë vizituar familjet e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, të cilët aktualisht po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Me anë të një postimi në Facebook, Lladrovci ka thënë se kanë shkuar në Burojë dhe në Mitrovicë, për të theksuar se mungesa e liderëve bëri që viti 2021 të ishte vit i rëndë për familjet e tyre, për institucionet e vendit dhe për të tjerët, shkruan Syri.net Kosova.

“Vendi ynë, atdhetarët dhe qytetarët, në rrugën e drejtë të çlirimit dhe lirisë, patën shumë vështirësi. Vendimi i Gjyqit të Hagës që po mban padrejtësisht larg nesh prijësit tanë, solli sfidën e re, të cilën besojmë fort se do ta kalojnë faqebardhë.”, ka shkruar ndër të tjerash Lladrovci.
Ai ka thënë se i është përgjithmonë mirënjohës familjeve Thaçi, Veseli dhe të gjithë atyre që me kontribut i dolën në mbrojtje atdheut.

Më poshtë postimin e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco