Omicron: Kaos në fluturimet dhe lundrimet, mijëra anulime në gjithë botën

Omicron: Kaos në fluturimet dhe lundrimet, mijëra anulime në gjithë botën

07:26, 27/12/2021

Ka pasur më shumë anulime fluturimesh të lidhura me Covid në mbarë botën këtë fillim jave, duke mbyllur një periudhë të mjerueshme festive për mijëra njerëz.

Më shumë se 1,400 fluturime janë anuluar të hënën, me destinacionet kineze dhe amerikane që janë goditur më keq, thotë uebfaqja e gjurmimit të të dhënave FlightAëare.

Linjat ajrore amerikane thonë se ndërprerja është për shkak të infektimit të ekuipazheve ose izolimit.

Hong Kongu po ndalon të gjitha fluturimet e ”Korean Air” të Koresë së Jugut për dy javë, pas rasteve pozitive në mes të disa udhëtarëve.

Në total, më shumë se 8,000 fluturime janë ndalur gjatë fundjavës së gjatë të Krishtlindjes që filloi të premten.

Megjithëse numri i anulimeve është një përqindje e vogël e totalit, ai është më i lartë se normalja dhe vjen në një kohë të vitit kur shumë janë duke udhëtuar për të kaluar kohën me të dashurit, raporton Jonathan Josephs i BBC-së.

Ai thotë se pandemia ka sjellë miliarda dollarë humbje për linjat ajrore - kështu që ata do të shpresojnë që ndërprerja të përfundojë së shpejti.

Në një zhvillim të veçantë, autoritetet amerikane po monitorojnë dhjetëra anije lundrimi të goditura nga rastet e Covid ndërsa lundronin në ujërat e vendit, madje disave prej tyre thuhet se iu mohua hyrja në port në Karaibe, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Rastet e regjistruara me Covid po rriten ndjeshëm në të gjithë botën, kryesisht të nxitura nga varianti Omicron.

Pavarësisht gjetjeve të hershme se Omicron është më i butë se variantet e tjera të koronavirusit, shkencëtarët janë të shqetësuar nga numri i madh i infeksioneve që po regjistrohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco