Po peshkonte në lumin Drin, zhduket 50-vjeçari në Dibër

Po peshkonte në lumin Drin, zhduket 50-vjeçari në Dibër

21:30, 26/12/2021

Policia e Dibrës njofton se në fshatin Fushë Alie, një 50-vjeçar ka humbur kontaktet me familjen.

Bëhet me dije se shtetasi me inicialet T.Xh, është parë për herë të fundit duke peshkuar në lumin Drini i Zi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat 'Shqiponja', kanë nisur kërkimet, kanë ndërprerë ato për momentin për shkak të errësirës e pritet t’i rinisin.

Njoftimi i policisë:

Dibër/informacion paraprak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, rreth orës 19.00,  janë njoftuar nga disa banorë të fshatit Fushë-Alie, ku kërkonin ndihmën e policisë pasi shtetasi T. Xh., rreth 50 vjeç, prej orëve të mbasdites ka humbur kontaktet dhe nuk është kthyer në banesë.

Nga deklarimet paraprake të disa prej banorëve, rezulton se e kanë parë  shtetasin T. Xh., në vendin e quajtur 'Rrethas', buzë lumit Drini i Zi, dyshohet duke peshkuar dhe më pas nuk kanë parë më.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat 'Shqiponja', kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Aktualisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të rifillojnë përsëri në orët e para të mëngjesit.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco