Makina bie në humnerë në Tepelenë

Makina bie në humnerë në Tepelenë

21:20, 26/12/2021

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në një rrugë, pranë fshatit Bënçë të Tepelenës.

Automjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka rënë 50 metra lartësi, si dhe është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit është transportuar për në Spitalin e Tepelenës për të marrë ndihmën mjekësore dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po hetohet për shkaqet e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco