Eksperti i energjetikës 'godet' kritikuesit: 'A thu qysh ja keni qit terezinë more'

Eksperti i energjetikës 'godet' kritikuesit: 'A thu qysh ja keni qit terezinë more'

19:48, 26/12/2021

Eksperti i energjetikës, Lutfi Gashi ka reaguar ndaj atyre që po e kritikojnë për gjendjen me reduktimet e rrymës elektrike, shkruan Syri.net Kosova.

"Ju beje thirrje qe te mos paraqiten fare ne publik me ato komente bajate,  sepse koha kur ju e kishit mundesine e arte per ta zgjidhur nje here e pergjithmon  kete problem nuk e bete, arsyet me se miri i dini ju,  por i di edhe populli.
Ishte padijenija dhe interesat e juaja klanore te cilat tani po mundoheni ti paraqitni si probleme momentale.", ka shkruar ai në një reagim.

"Mendoj dhe jam i bindur se gjendjen qe po e perjetojme sot me furnizim te EE nuk eshte problem i sotem. Gjenezen e ka  shume me heret. Me pare keni pranuar qe me shume te ua plotesoni deshirat dhe egot  disa  grupeve te “shoqerise civile” dhe disa “mediave” me misione te caktuara qe per nje grusht para kane kriju opinione negative dhe shume te  demshme qe te mos ndertohen kapacitete te reja, ne emer te njefar filozofie banale ambientale. Nuk me kujtohet qe asnje qeveri e deri djeshme e besa nuk po e shoh as nga qeveria e sotme qe te mbledh ekspertet e fushes per te dhene nje zgjidhje te mirefillt te furnizimit me EE.", ka theksuar ai mes tjerash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco