Kurti për krizën me energji fajëson 'qeveritë e territ': E lanë Kosovën në terr e skëterrë

Kurti për krizën me energji fajëson 'qeveritë e territ': E lanë Kosovën në terr e skëterrë

19:24, 26/12/2021

Lëvizja Vetëvendosje, ka mbajtur mbledhjen XLV e Këshillit të Përgjithshëm, ku në të ka folur, lideri i VV-së dhe kryeministri, Albin Kurti i cili ka theksuar se fitorja me 14 shkurt ishte më shumë se e nevojshme për ta shpëtuar vendin por ajo që gjetëm në shumë pjesë ishte edhe më keq sesa e mendonim, shkruan Syri.net Kosova

"Një shtet përtoke që gjakonte në të gjitha anët e tërësisht i papërgatitur për sidat e shekullit 21. Në kulmin e këtyre problemeve kishim luftimin e vazhdueshëm të pandemisë COVID-19, e tash edhe një sfidë tjetër, atë të krizës energjetike të shkaktuar nga faktorë të jashtëm dhe mungesa e vizionit të atyre që qeverisën me vendin për dy dekada.", ka theksuar Kurti sipas një njoftimi nga VV-ja.

“Unë e kuptoj sot frustrimin e secilit qytetar me mungesën e energjisë elektrike, më besoni se edhe unë jam i frustruar. Por le të jetë ky një rikujtim për gjendjen në të cilën ata që qeverisën për dy dekada na e lan shtetin, sepse si njerëz të territ që ishin e që punët i bënin natën e larg syve të qytetarëve, ata s’kishin se si ta linin Kosovën ndryshe pos në terr e në skëterrë”, tha Kurti.  

Duke folur për arritjet e qeverisjes së re përgjatë periudhës prej 9 muajve në secilën fushë e sektorë, për paramentrat e shëndetshëm që kemi vendosur drejt dy zotimeve tona kryesore si punësimi dhe drejtësia, Kurti foli edhe për atë se çfarë na pret si organizatë në vitin 2022.

Me këtë stabilitet institucional që tash kemi, viti 2022 na jep mundësinë të planifikojmë më qëndrueshëm e pa urgjenca të krizave politike qendrore e lokale.

"Në pjesën e parë të vitit që vjen fokusin tonë do ta kemi në zgjedhjet e brendshme dhe dy rregulloret shtesë që na nevojiten për organizatën e gruas së VETËVENDOSJE!-s dhe organizatën e rinisë.", ka shtuar Kurti.

"Ndërkaq, gjatë tërë vitit 2022 fokusin ta kemi në fuqizimin e grupeve tona të asambleve komunale. Ashtu që aty ku nuk jemi në qeverisje duhet medoemos të bëhemi opozita kryesore ndërkaq aty ku jemi në qeverisje fokus ta kemi bashkëpunimin dhe sinergjinë mes komunës dhe qendrës sonë ku kryetari ynë i komunës mund të jetë edhe kryetar i ardhshëm i qendrës.
“Secila qendër të ketë përqendrim në aktivitete politike siç janë rinisjen e shkollës të nivelit politiko-organizativ në Qendra, debatet për politikat qendrore dhe lokale, me theks në politikat lokale, përfshirjen e aktivistëve në komunitet në Këshille të lagjeve e fshatrave, Këshille të shkollave/prindërve, sindikatave, odave të ndryshme na duhet ndihma prej të gjithëve për ç’kapjen përfundimtare të shtetit – sepse edhe zgjedhjet lokale kanë treguar që një pjesë e konsiderueshme e krimit të organizuar nga niveli qendror ku s’kanë më vend si dikur kanë zbritur në atë lokal dhe duhet të pamundësohet kapja e komuniteteve nga fondet, kapitali i zhvatur, i ekstraktuar në këto dy dekada, i cili fatkeqësisht edhe më tej vazhdon t’i ketë pronarët e njëjtë pa ju kthyer akoma shtetit të cilit duhet t’i përkisnin qoftë si mjete financiare apo si pasuri publike e natyrore.”, ka theksuar mes tjerash Kurti në fjalimin e tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco