Fëmijët në Fushë Kosovë gjuajnë njëri-tjetrin me fishekzjarre

Fëmijët në Fushë Kosovë gjuajnë njëri-tjetrin me fishekzjarre

18:42, 26/12/2021

Festat e fundvitit zakonisht përcjellen edhe me blerjen dhe gjuajtjen e fishekzjarreve.

Edhe pse janë të ndaluara për t’iu shitur fëmijëve nën moshën 18-vjeçare, fishekzjarret shpesh herë përfundojnë në duart e personave që nuk i takojnë moshës madhore.

Në një video të siguruar nga Klankosova.tv, katër fëmijë janë parë duke gjuajtur me fishekzjarre në drejtim të njëri-tjetrit.

Pamjet janë incizuar nga një banor në Fushë Kosovë ku edhe ka ndodhur rasti, teksa fëmijët shihen duke rrezikuar njëri-tjetrin me fishekzjarre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco