Zjarr në Pallatin e Rinisë në Prishtinë

Zjarr në Pallatin e Rinisë në Prishtinë

10:51, 26/12/2021

Policia dhe zjarrëfikësit ndodhen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, pasi dyshohet se është djegur një kabllo elektrike.

Sipas raportimeve të para dyshohet se nga zjarri ka mbetur i lënduar të paktën një person.

Policia ka konfirmuar rastin për Gazetën Express, duke bërë me dije se njësitet e nevojshme ndodhen në vendngjarje.

“Është raportuar një zjarr në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Policia dhe zjarrëfikësit janë në lokacion”, ka konfirmuar shkurtë Policia e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco